Gjenerali Wesley Clark - Foto: KALLXO.com

Clark: Derisa KFOR-i është këtu, investoni në rini e jo në ushtri

Përderisa ende e kemi KFOR-in për të siguruar Kosovën, unë më shumë do të doja që resurset e shtetit të shkojnë në zhvillime paqësore se në çështje ushtarake.

“Ne akoma e kemi KFOR-in këtu për ta siguruar Kosovën. Sikur unë të isha në Kosovë dhe nëse do të llogarisja në mbrojtjen e KFOR-it dhe NATO-n unë më me dëshirë do të shihja resurset e qeverisë të investuara në zhvillimin ekonomik paqësor sesa të shpenzohen në forca ushtarake”, tha Clark.

Kështu tha gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, në një konferencë për shtyp në përvjetorin e 15-të të RIT Kosovo.

Ish-komandanti i NATO-s për Europë në kohën e bombardimeve kundër forcave serbe për shkak të fushatës së pastrimit etnik në Kosovë, tha se beson që shteti duhet të ketë aq ushtri sa duhet për të pasur siguri.

“Rregulla kryesore në ushtri është që duhet të keni aq ushtri sa duhet për ta siguruar shtetin dhe jo më shumë se aq. Mbani njerëzit e mirë të rinj këtu, investoni në rini dhe infrastrukturë”, porositi gjenerali Clark, duke shtuar se është mirë të shohësh progresin në universitet

Sipas tij, tash nuk është koha për largimin e KFOR-it.