Foto: Ilustrim

Burri Sulmon Fizikisht Gruan në Prishtinë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur dje në ora 01:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë

Sipas raportit ditor të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje bashkëshortja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.