Bota e Shokuar për Sulmet në Bruksel

Liderë nga mbarë bota kanë shprehur keqardhjen e tyre për sulmet në Bruksel, ndër ta edhe Presidenti i posazgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi  në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ky është një lajm tronditës.

“Lajm tronditës vjen nga Brukseli sot. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjithë viktimave”, u shpreh Thaçi.

I shokuar është shprehur edhe David Cameron Kryeministër i Britanisë së Madhe.

“Jam i shokuar dhe i brengosur për ngjarjet në Bruksel. Në do të bëjmë çdo gjë që të ndihmojmë” tha Cameron në llogarinë e tij në tëitter.

Dalia Grybauskaitė, Presidentja e Lituanisë, tha se këto janë akte të tmerrshme të terorizmit.

“Akte të tmershme të terrorizmit në Bruksel, Solidarizohem me të gjithë ata që janë të prekur” tha ajo.

Edhe Lamberto Zannier, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, u shpreh i brengosur për situatën në Bruksel.

“Sulme të tmerrshme terroriste në Bruksel. Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm duhet të jetë një prioritet për ne të gjithë”, tha ai.

Presidenti Gjeorgjian Giorgi Margvelashvili në emër të popullit të tij shprehi solidaritetin dhe dënoi sulmet e tila teroriste raporton the guardian.