Borxhi Ndaj 16 Punëtorëve të Pastrimit në Pejë

Qerim Mujaj, njëri nga punëtorët e “harruar” tha se që tre muaj është paguar vetëm për gjysmën e ditëve të punës.

“ Një rrogë e gjysmë na kanë dhanë,tjetër nuk ka, jemi duke pritur. Shumicës ju kanë dhanë, jemi një masë e vogël që nuk i kemi marrë. Po qysh se kemi vështirë, shumica ndoshta e kanë borxh edhe këtë rrogën që s’na kanë dhanë me siguri,“ tha ai për KALLXO.com.

Këta punëtorë ishin pjesë e një kompanie të kontraktuar nga Komuna e Pejës për pastrimin e shkollave të këtij qyteti, ndërsa nuk ishin paguar nga kjo kompani vitin e kaluar me arsyetimin se komuna nuk i kaa dhënë më punë kompanisë.

Ramë Hysenaj, zyrtar i financave në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Pejës thotë se pagat do t’u dalin 16 punëtorëve ditëve të ardhshme në pajtim me kontratat.

“Ne i kemi realizuar ato kërkesat që i ka kërkuar Ministria, por meqë ka kaluar pak kohë atëherë ka mbetë të procedohen me këtë pagë edhe me ato mbetje të pagave që kanë qenë. Kurse ato paga do të paguhen sot ose deri të hënën edhe kush nuk e ka marrë pagën do ta marrë pjesën e mbetur edhe plus pagën e tretë sipas asaj kontrate që kanë,“ tha Hysenaj për KALLXO.com.

105 punëtorët e pastrimit të shkollave të Pejëss protestuan disa herë për pagat që nuk i morën.

http://kallxo.com/proteste-per-tri-paga/

http://kallxo.com/trekendeshi-i-akuzave-per-borxhe/

http://kallxo.com/105-punetore-ne-rruge-pas-mosmarreveshjeve-komune-kompani/

Ata zhvilluan edhe një grevë në shkurt të këtij viti.

http://kallxo.com/greva-e-pastruesve-shton-papastertite/

[interaction id=”56e3f7bf251215382ec9f1ca”]