Biznesi i Lidhur me PDK, Punon në Pronë të Postës

Muaj më parë, pas një aksioni pompoz të  Policisë për lirimin e pronave që kishte nisur në Prishtinë, ishte liruar nga uzurpimi lokalin “BAB Club”, pronë e Rrustem Rukollit, i cili ishte koordinator i mbrojtjes së kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Siç tregoi hulumtimi i ekipit të DnK, për këtë hapësirë që nga viti 2010 Rukolli nuk i ka paguar asnjë cent pronarit legjitim, Postës së Kosovës. Për këtë çështje, Posta ka ushtruar edhe dy padi, fillimisht për pengim posedimi ndaj kompanisë  Rukolli. Por në rrethana jo krejt të qarta, gjykata ka vendosur ta hedhë poshtë padinë e pronarit legjitim të kësaj  prone e cila, sipas përfaqësuesve të Postës, po shfrytëzohet kundërligjshëm nga kompania “Rukolli”.

Në padinë e dytë, Posta e Kosovës ka kërkuar që kompania Rukolli ta lirojë pronën që e shfrytëzon pa lejen e Postës.

Pronari i kompanisë, Rrustem Rukolli, nuk ka pranuar të flasë se si e shfrytëzon pronën publike pa lejen e pronarit legjitim.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmetoi edhe të gjeturat nga komuna e Gjilanit. Sipas DnK, inspektorët e ndërtimit në Gjilan iu kanë rrekur punës vetëm pas interesimit të prokurorit të shtetit.

Në fund të emisionit u transmetua rubrika “Policia” me pamje ekskluzive nga aksionet e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë Mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: