Vizita e Bill Clinton në Kosovë. 11.06.2019

Bill Clinton arrin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli së bashku me ish-presidenten Atifete Jahjaga kanë pritur e ish-presidentin e ShBA-ve, Bill Clinton në Aeroportin e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Pacolli përmes një njoftimi në Facebook.

“Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli.

Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jenë prezentë në Kosovë për të kremtuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

Vizita e Bill Clinton në Kosovë. 11.06.2019