Bilanci i Veturave të Dëmtuara të Administratës Tatimore

Në protestën e 22 qershorit 2015 në Mitrovicë kundër barrikadës mbi lumin Ibër, ATK-së i janë dëmtuar pesë vetura, 2 prej tyre kanë qenë të djegura, ndërsa 3 me dëmtime në xhama dhe dëmtime anësore.

Këtë bëri të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Përkrahjes në ATK, Hamit Mulaj.

Ai tha se pas njoftimit të Policisë së Kosovës është bërë raporti i njësisë se hetuesisë si dhe vlerësimi nga ana e kompanisë se sigurimit.

http://kallxo.com/digjet-vetura-zyrtare-e-keshilltarit-te-kujtim-shales/

“Në bazë të kontratës me kompaninë e sigurimeve, pas kompletimit të dokumentacionit dhe në përputhje me  procedurat, kompania ka bërë pagesën e dy veturave të djegura si dhe pagesën e dëmeve të shkaktuara për veturat të cilat janë dëmtuar,” shpjegoi Hamiti.

Protestën e 22 qershorit te ura kryesore e lumit Ibër në Mitrovicë, KALLXO.com e ndoqi minutë pas minute.

Protesta në Mitrovicë, nga Minuta në Minutë (TV)

Ndërkaq në dhjetor në parkingun zyrtar të Komunës së Mitrovicës, një vetureje të ATK-së me targa “3Z-156-06” i është thyer xhami dhe i është hedhur brenda një koktej mollotovi.

Sipas Hamitit sigurimi i objektit të ATK-së e ka vërejtur dhe ka tentuar ta shuajë zjarrin, por në pamundësi është djegur pjesa e brendshme e veturës.

“Menaxheri i zyrës Regjionale  Ukshin Rreci ka dalë së bashku me policinë në vend të ngjarjes, ka njoftuar Drejtorinë e ATK-së dhe po ashtu edhe kompania e sigurimit është njoftuar dhe jemi në procedurë të kompensimit të dëmit nga kompania e sigurimeve,” tha ai.

ATK 1

Edhe për djegien e katër veturave zyrtare nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, KALLXO.com raportoi më 13 dhjetor.

http://kallxo.com/kater-vetura-zyrtare-ne-flake/

Kompania e sigurimeve “Sigma” e cila po bënte sigurimin e ATK-së, në prill të vitit 2015 kishte paguar kompensimin e dëmeve materiale në vlerë prej 4 mijë e 880 euro.

Ndërkaq për rastin e dhjetorit ATK-ja është në pritje të raportit të Policisë së Kosovës, pas të cilit do të vlerësohet dhe paguhet dëmi për veturën e djegur.

ATK 3