Momente nga ndeshja Belgjike Japoni Foto: Fifa Wolrd Cup

Belgjikë – Japoni, përfundon pa gola pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes së 1/8 së finale ndërmjet Belgjikës dhe Japonisë ka përfunduar pa gola, ani pse belgët patën raste të shumta.

Kombëtarja e Belgjikës pati disa raste, por asnjëherë nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e portierit japonez, Eiji Kawashima.

Belgët bënë presion të vazhdueshëm me ç’rast patën 6 goditje jashtë portës dhe vetëm një brenda saj, ndërsa Japonezët patën raste më pak, ani pse dy herë dërguan topin drejt portës së Belgjikës.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në çerekfinale ndaj Brazilit, që eliminoi Meksikën me rezultat 2:0

Përveç Brazilit, çerekfinalen e kanë siguruar edhe Franca, Uruguaji, Rusia dhe Kroacia.

Nesër do të ndeshen Suedi – Zvicër dhe Kolumbi – Angli.