Belgjika e bronztë në këtë Botëror

Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur atë të Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Thomas Meunier në minutën e 4’ pas një asistimi të pranuar nga Chadli, shënoi për 1:0, duke kaluar Belgjikën në epërsi. Fitoren e Belgjikës e vulosi Eden Hazard, i cili shënoi në minutën  82’ të ndeshjes.

Belgjika ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa Anglia duhet të kënaqet vetëm me vendin e katërt.

Kujtojmë që nesër më 15 korrik nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ku do të përballet Kroacia me Francën.