Momente nga ndeshja Belgjike Japoni Foto: Fifa Wolrd Cup

Belgjika mposht Japoninë në sekondat e fundit

Loja e zhvilluar ndërmjet Belgjikës dhe Japonisë për 90 minuta ka përfunduar me një rikthim sensacional nga ana e Belgjikës e cila ishte duke humbur prej dy golash.

Mirëpo, Belgjika përveç që arriti ta barazojë rezultatin në 2 me 2, shënoi në sekondat e fundit për t’u kualifikuar për çerekfinalen e Botërorit “Rusia 2018”.

Të parët shënuan japonezët me dy gola të shpejt nga Genki Haraguchi dhe Takashi Inui.

Ndërsa pas gati 20 minutave, Belgjika riktheu gjithçka në balancë, duke barazuar rezultatin me Jan Vertonghen dhe Marouane Fellaini, ndërsa në sekondën e fundit Nacer Chadli përmes një kundërsulmi të shpejtë arriti të shënojë dhe ta eliminojë një Japoni që ishte e organizuar shumë mirë gjatë gjithë takimit.

Belgjika në çerekfinale do të ndeshet me Brazilin, i cili fitoi sot ndaj Meksikës.