Kupa e Botës | Foto: Pixabay

Këto janë 27 shtetet që siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

27 kombëtare deri më tani kanë siguruar pjesëmarrjen në garën për trofeun më të madh në futboll, në ‘Kupën e Botës 2022’ që këtë vit zhvillohet në Katar.

Shtetet që kanë siguruar biletën për në Katar janë:

Gjermania
Danimarka
Katari
Brazili
Franca
Belgjika
Kroacia
Spanja
Serbia
Anglia
Zvicra
Hollanda
Argjentina
Irani
Korea e Jugut
Japonia
Arabia Saudite
Ekuadori
Uruguaj
Kanada
Gana
Senegali
Portugalia
Polonia
Maroko
Tunizia
Kameruni

Mungesa më e madhe e këtij turneu padyshim që do të jetë kampioni evropian Italia e Roberto Mancinit, që u eliminua nga Maqedonia e Veriut.

Mungesë e rëndësishme do të jetë gjithashtu edhe Egjipti i yllit të Liverpoolit, Mohamed Salahit, që mbrëmë u eliminua nga Senegali i Sadio Manes.

Mediumi spanjoll Marca shkruan se shorti për fazën e grupeve do të hedhet të premten me 1 prill, në ora 12:00 në Doha të Katarit.

Lista e plotë prej 32 kombëtareve do të kompletohet pas të luhet play-off ndërkontinental, si dhe play-off i UEFA-s.

Për herë të parë në histori të kupës së botës në futboll, turneu do të zhvillohet në stinën e dimrit, për shkak të kushteve klimatike në Katar