Foto: Bekim Jashari/Facebook

Bekim Jashari jep versionin e tij për rrahjen në asamblenë e Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar se asamblisti Malsor Bejta nga Iniciativa Qytetare “41000”, ka nxjerrë një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët e Komunës së Skenderajt, pasi dështuan të bllokojnë punën për votimin e buxhetit të komunës.

“Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosr Bejtës, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët”, ka shkruar Jashari.

“Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai gjithashtu  ka thënë se Bejta përfaqëson qytetarët në Kuvendin Komunal të Skednerajt, jo për të përdorur armë por për të ngritur zërin e tyre.

Foto: Bekim Jashari/Facebook
Thika e anëtarit të Kuvendit, Malsor Bejta. Foto: Bekim Jashari/Facebook

“Ndiej keqardhje për sjelljen e asamblistit Bejta i cili aty është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale, por jo edhe për ata qytetarë, prandaj nuk i pamë në ditën kur qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët për të mos lejuar kalimin e Vuçiçit ne Drenicë”, shkruan tutje Jashari.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi për një sulm ndaj dy asamblistëve të Komunës së Skenderajt.

https://kallxo.com/perleshje-ne-asamblene-komunale-te-skenderajt/