Bedri Hamza

Bedri Hamza: Në Kosovë nuk ka kazino të licencuara

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se janë të gatshëm si ministri ta japin kontributin e tyre sido që Kuvendi të vendos për ta hartuar ligjin e ri.

“Ne e përkrahim cilindo prej opsioneve që të përcaktohet nga Kuvendi ne jemi pro”, tha Hamza.

Ai tha se në Kosovë nuk ka kazino të licencuara.

“Kam dëgjuar që në Kosovë shpeshherë flitet për kazino. Në Kosovë asnjë kaziono nuk është e licencuar. Nuk ka kazino në Kosovë”, tha Hamza.

“Dogana dhe ATK-ja kanë licencuar vetëm vitin 2018, 270 copa aparate, 400 mijë lojëra keno, janë shqiptuar 185 gjoba për pika basti të palicencuara. Me kundërvajtje doganore 2018 janë trajtuar 280 raste dhe janë shqiptuar gjoba prej miliona eurove prej ATK dhe Doganës”, tha ai.

Sipas tij shumë raste kanë përcjellë edhe me kallëzime penale.