Ilustrimi: Kallxo.com

BE dhe OSBE organizojnë diskutim për 'Financimin e Partive Politike'

Zyra e BE-së Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një seminar të përbashkët të nivelit të lartë “Financimi i Partive Politike”.

Në këtë seminar merr pjesë Nataliya Apostolova, përfaqësuese special e BE-së.

Qëllimi i punëtorisë është që t`i kontribuojë zhvillimit të kapaciteteve institucionale të qeverisë, partive politike dhe institucionit menaxhues të zgjedhjeve në fushën e rregullimit të financimit të partive politike.

Punëtoria mbahet sot, e enjte, 4 tetor 2018, 9:00 në hotelin Swiss Diamond, në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë seminar janë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE/Përfaqësuese e Posaçme e Bashkimit Evropian; Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit të Demokratizimit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Isabelle Servoz-Gallucci, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.