Foto ilustruese: Pixabay

Bankat i fitojnë 19.1 milionë euro

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, të hyrat e bankave komerciale në Kosovës prekin shumën prej 63.2 milionë euro.

Prej tyre, 48.2 milionë euro janë të hyra nga interesi. Ndërsa, bankat kanë shpenzime për interes (pagesën e interesit për depozita) prej vetëm 4,9 milionë euro. Në total, shpenzimet e bankave kapin shumën prej 44.1 milionë euro.

Profiti neto i bankave komerciale është 19.1 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në territorin e Kosovës janë gjithsej 10 banka komerciale.

Prej gjithsej 10 bankave komerciale, 8 janë në pronësi të huaj.

Këto 10 banka komerciale kanë të shtrira 218 njësi në të gjithë Kosovën.

Kurse numri i personave të punësuar nëpër bankat komerciale është 3,276.

Këto të dhëna janë të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës në muajin mars si informacione për sistemin financiar.

Kosovarët kanë kredi 2.8 miliardë euro nëpër banka

Qytetarët e Kosovës në muajin mars kanë pasur 2,8 miliardë euro kredi aktive nëpër bankat komerciale të Kosovës.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 1 miliardë euro janë dhënë kredi për ekonomitë familjare. Ndërmarrjet janë kreditur më shumë nga ana e bankave, pasi vlera e kredive aktive është 1.8 miliardë euro.

Rritja vjetore e kredive sipas BQK-së është 11.4%. Rritja vjetore e kredive është më e madhe për ndërmarrje se për ekonomitë familjare. Rritja vjetore për ekonomitë familjare është vlerësuar 10.7% kurse për ndërmarrjet 12%.

Ndërsa shuma e kredive që janë dhënë në valutën jo euro është 4 milionë.

Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, norma e interesit në kredi është 6.7%. Dallimi mes normës së interesit në kredi për ekonomitë familjare dhe për ndërmarrje është 0.2%.

Norma e interesit për ekonomitë familjare është 6.8%, prej të cilave konsumuese 6.9%  dhe hipotekare 5.8%.

Kurse norma e interesit për ndërmarrje është 6.6%, prej të cilave bujqësore 7.3%, industriale 6.7% dhe shërbyese 6.6%.

Qytetarët po i kursejnë 3.3 miliardë euro në banka

Kosovarët janë duke i ruajtur 3.3 miliardë euro nëpër bankat komerciale. Pjesa dërmuese e kursimeve janë të ekonomive familjare.

Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin mars thuhet se 2.3 miliardë janë para të depozituara nga ekonomitë familjare dhe vetëm 825 milionë nga ndërmarrjet.

Rritja vjetore e depozitave është 10.1%. Rritja vjetore e depozitave të ekonomive familjare është 7.7%  kurse për ndërmarrjet është 19.8%.

Sipas të dhënave të BQK-së, në bankat komerciale në Kosovës janë depozituara 167.9 milionë euro në valutën jo euro.

Norma e interesit në depozita nga bankat komerciale është 1.5%. Norma e interesit në depozitat për ekonomitë familjare është 1.3%, prej të cilave 0.0% të transferueshme, 0.3% të kursimeve, 1.3% të afatizuara.

Norma e interesit në depozita për ndërmarrjet është 2.1%, prej të cilave 0.0% të transferueshme, 0.5% të kursimeve dhe 2.1 % të afatizuara.

Kurse dallimi i normës kredi-depozitë është 5.2 pikë të përqindjes.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në territorin e Kosovës janë gjithsej 10 banka komerciale.

Prej gjithsej 10 bankave komerciale, 8 janë në pronësi të huaj.

Këto 10 banka komerciale kanë të shtrira 218 njësi në të gjithë Kosovën.

Kurse numri i personave të punësuar nëpër bankat komerciale është 3276.

Këto të dhëna janë të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Vlerat janë të llogaritura për muajin mars 2019 (në mungesë, dhjetor 2018).