Pamje nga një takim mes Agim Bahtirit e Albin Kurtit - Foto: Komuna e Mitrovicës

Bahtiri e Kurti synojnë thellimin e bashkëpunimit AKR-VV

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në një objekt hotelier afër Liqenit Artificial.

Sipas një komunikate të Komunës së Mitrovicës Jugore, kryetari Bahtiri pasi e ka njoftuar me situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në Mitrovicë, me liderin e Vetëvendosjes ka biseduar edhe për zhvillimet aktuale në vend, funksionimin e koalicionit qeverisës AKR-VV në Mitrovicë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se bashkëpunimi i deritashëm midis AKR-së e Vetëvendosjes në qeverisjen e Mitrovicës është në nivel. Por që gjithnjë ka mundësi që ky bashkëpunim të thellohet akoma për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.