FOTO nga vendi ku eshte kryer bastisja nga Njesia Speciale e Policise se Kosoves - 20.12.2018

Avokati i Sabit Gecit flet për bastisjen nga Njësia Speciale e Policisë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke kryer një bastisje në një shtëpi në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinë.

Avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku e ka mohuar se është duke u bastisur shtëpia e klientit të tij.

Sipas Avokatit Haxhi Millaku Policia është duke bastisur një shtëpi të fqinjit të Sabit Gecit dhe jo shtëpinë e tij.

“Sabit Geci nuk është duke u bastisur shtëpia e Sabit Gecit por e një komshiu të tij. Geci është në Stamboll ku ka pasë një operim”, ka thënë për KALLXO.com Haxhi Millaku, avokat i Sabit Gecit.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar për KALLXO.com se bastisjet janë duke u kryer me urdhër të Gjykatës në disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore  të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

 

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin e Sabit Gecit – LINK