Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi

Mbrëmë autobusi me pasagjerë nga Kosova është sulmuar përsëri me gurë në Krushevcë të Serbisë nga persona ende të panjohur.

Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë për televizionin publik të Kosovës se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur. “Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”.

Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai. Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dalur në vendin e ngjarjes pas 15 minutave. Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën e relacionin për Austri/21 Media