Digjet një makinë në rrugën Prishtinë – Pejë - VIDEO

Një makinë me traga të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët në rrugën Prishtinë – Pejë.

Në videon e siguruar nga KALLXO.com shihet makina e përfshirë nga flakët dhe punëtoret e HIB Petrol duke shuar zjarrin.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës tha për KALLXO.com se nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Pejë – Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale” -tha Ahmeti.