Arrestohet Punëtori Teknik i Urgjencës së Suharekës

Arrestimi i këtij punëtori që punon në Urgjencën e Suharekës ndodhi të martën në orën 21:00 gjatë orarit të punës.

Frashër Behluli, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Suharekës e konfirmoi për KALLXO.com arrestimin e punëtorit teknik të urgjencës në QKMF.

Behluli tha se punëtori teknik është arrestuar nga policia, por deklaroi se nuk e di arsyen për këtë arrestim.

“Jemi në dijeni që është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 një punëtor në urgjencë ndërrimin e natës. Menjëherë jam njoftuar nga doktor Milit, se çka ka ndodhur mbrëmë më shumë, por nuk kemi detaje, se për çka është arrestuar, po presim raportin e policisë, se për çfarë qëllimi është marrë mbrëmë punëtori i emergjencës, ” tha drejtori Behluli

Sipas policisë, punëtori i arrestuar dyshohet që gjatë një periudhe të caktuar kohore nuk u ka lëshuar fletëpagesën pacientëve që kanë paguar për shërbimet e marra në këtë qendër.

Në Urgjencën e Suharekës më 30 janar qe vjedhur libri i protokollit, ku shënohen të dhënat për pacientët, diagnozat e tyre dhe paratë që kanë dhënë për shërbimet që u janë kryer.

http://kallxo.com/vidhen-te-dhenat-e-pacienteve-ne-urgjencen-e-suharekes/

[interaction id=”56ce14f05762585b4531695e”]