Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për shitje të mishit dhe qumështit pa licencë

Një pronar i një lokali në Tiranë është arrestuar nga policia për shitje të produkteve të mishit dhe qumështit, pa licencë.

Policia e Tiranës  gjatë kontrolleve në lokale të ndryshme për rastet e shkeljeve të ligjit, kanë arrestuar të dyshuari A.A., 48 vjeçar për veprat penale, “prodhimi i kundërligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Tutje në njoftim thuhet se në lokalin e të dyshuarin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme me produkte të mishit dhe qumështit, pa licencë.

“Ky subjekt u gjobit në shumën prej 1 mijë e 650 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137 mijë e 366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë.

Policia ka njoftuar se rasti i është dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në  Tiranë për veprime të mëtejshme.