FOTO: Ilustrim

Arrestohet për ngacmim të ish të fejuarës

Një person është arrestuar dje nga policia në Obiliq për ngacmim.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti ka ngacmuar ish të fejuarën e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:20.I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.