Arrestohet pejani shpërndante pornografi me fëmijët

Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Pejë ka zbatuar një urdhër- kontroll të lëshuar nga Gjykata, lidhur me rastin ku i dyshuari ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale elektronike me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:40. Policia ka njoftuar se si prova material ka sekuestruar dy shtëpiza kompjuterike dhe dy USB.

Në lidhje me rastin nuk raportohet për persona të arrestuar.