FOTO ILUSTRIM

Arrestohet pasi vodhi pije në një lokal në Gjilan

Një burrë është arrestuar dje i cili para disa ditëve ka hyrë në një lokal dhe ka vjedhur pije të ndryshme në vlerë totale rreth 230 euro.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.