Arrestohet një Person, Tentoi të Votojë edhe për Gruan

Nga MPB e Maqedonisë theksojnë që sot është arrestuar një person, i cili kishte tentuar të votojë për herë të dytë, edhe atë në emër të gruas së tij.

Personi në fjalë është nga Kavadari dhe ende po punohet për zbardhjen e rastit.

Përderisa po bëhen kontrolle në terren, policia në Koçani ka kapur një person tjetër, që ka tentuar të korruptojë votues dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal, shkruan TV21.

Më herët u raportua se në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash.

Gjatë ditës u raportua se një votues në qytetin e Strugës ka fotografuar votën në vendin e votimit por është diktuar nga një vëzhgues i shoqatës qytetare MOST.

Votuesi është shoqëruar më pas nga policia të cilët kanë gjetur foton në celularin e tij, shkruan TV21.TV

Fotografon Votën, Kapet nga Policia

Pas kësaj, zhvillimi i procesit në këtë qendër të votimit ka vazhduar pa u ndërprerë, ku deri në ora 12:00 kanë dalë 12% të votuesve.

Ndryshe, në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale, gjatë të cilave do të zgjidhen kryetarët e 80 komunave dhe të qytetit të Shkupit si dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Më herët, u raportua për një incident në Butel, ku pati përleshje me grushte. /21Media