Incident gjatë zgjedhjeve në Maqedoni - Foto: Rtv21

Plasin Grushtet në Butel, Votimi Vazhdon

Ekipi i TV21 ka regjistruar rreth orës 10:00 një incident në vendvotimin në shkollën fillore “Petar Zdravskovski Penko” të komunës së Butelit.

Policia ka shoqëruar të dyshuarit duke i larguar nga vendvotimi.

Nuk dihen shkaqet e incidentit, në të cilin, siç i thanë dëshmitarët Televizionit 21, dy të dyshuarit janë përleshur me “grushte”.

Dy të dyshuarit janë përleshur në hyrje të shkollës.

Përkundër incidentit të pahijshëm, procesi zgjedhor ka vazhduar pa penguar.

Në shkollën fillore “Petar Zdravskovski Penko” janë gjithsej 14 vendvotime; në tetë prej tyre votohet për komunën e Butelit, ndërsa në 6 për komunën e Butelit.

Zyrtarisht policia ende nuk ka dal me detaje për këtë rast, dhe për të sqaruar nëse të dyshuarit i shoqërojë për në stacion policor, apo i liroi.

Video pamjet mund t’i shihni në këtë link. /21Media