Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

Maqedonia Zgjedh Kryetarët e Komunave dhe Deputetët Komunalë

Qytetarët e Maqedonisë kanë filluar të votojnë sot për të zgjedhur kryetarët dhe asamblistët komunalë të 80 komunave plus kryeqytetit – Shkupit.

Gjithsej 3.480 vendvotime janë hapur në ora 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Të drejtë vote kanë rreth 1.8 milion votues.

Konkurrentët kryesorë në zgjedhje janë socialdemokratët (LSDM) në pushtet dhe partia VMRO DPMNE, e cila u rrëzua nga pushteti në muajin maj pasi në Qeveri ishte për 11 vjet.

Në komunat e dominuara nga shqiptarët, beteja kryesore do të zhvillohet mes Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, dhe rivalëve më të vegjël si Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat po përpiqen t’i japin fund dominimit të gjatë të BDI-së te komuniteti shqiptar.