Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar dje rreth orës 05:00 për armëmbatje pa leje tek Rrethi i Flamurit në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka hedhur me armë zjarri me pesë fishek të cilën e kishte pasur me vete,

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.