Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Zënkën në Kafiteri

Arrestimin e 24 vjeçarit me inicialet Rr. D. e kryen hetuesit policorë të stacionit në Skenderaj nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor të raportuar mbrëmë në orën 21 e 10.

Arrestimi u krye 10 minuta pas raportimit të këtij rasti.

“Arrestimi i të dyshuarit Rr. D. 24 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar shtetas i RKS-së, është bërë në mbrëmje rreth orës  21:20, me datën 7 mars 2016 në Skenderaj,” thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Mitrovicës.

Sipas policisë, i arrestuari dhe i lënduari me inicialet A. X. I moshës 26 vjeçare derisa ndodheshin në një kafiteri në Skenderaj pas një zënke çasti kishin filluar përleshjen. Rr. D. pastaj kishte nxjerrë pistoletën dhe me dorëzën e saj kishte goditur viktimën duke i shkaktuar lëndim trupor.

Policia te i arrestuari konfiskoi edhe pistoletën që dyshohet se u përdor gjatë shkaktimit të lëndimit personit me inicialet A. X.

I arrestuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është hapur rast për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe lëndim trupor.