Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari që Goditi Këmbësoren

Në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, në rrethana të panjohura ka goditur një këmbësoren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50.

Një këmbësore e ka pësuar edhe në fshatin Perlepnicë të Gjilanit.

Sipas Policisë, i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale në rrethana të panjohura ka goditur një këmbësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.