Prishtinë, arrestohet vozitësi pasi goditi këmbësorin
22.3.2021 - 11:15
Dje rreth orës 12:30 në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë është arrestuar një vozitës i cili nga pakujdesia kishte goditur një këmbësor.
Në raportin e policisë thuhet se viktima i gjinisë mashkullore është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Kurse, sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.