Aksident në Hajvali, këmbësori goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë.

Si pasojë, një këmbësor ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit,  si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.