Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Makina godet një këmbësor në fshatin Papaz të Ferizajt, pëson lëndime të rënda trupore

Një burrë në fshatin Papaz të Ferizajt ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kanun Veseli, Zëdhënës i Policisë Rajonale Ferizaj për Kallxo.com ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 17:50 kemi pranuar një informacion se në fshatin Papaz të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një automjet ka goditur një këmbësor, mashkull, i moshës rreth 53 vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Një ekip e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe të lënduarin e ka transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka bërë të ditur Veseli.

Ndërsa, ekipe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht në identifikimin e automjetit që është larguar nga vendi i ngjarjes.