Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Makina godet një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pas përfshirjes në një aksindet trafiku ku u godit nga një makinë në rrugën ‘Bill Klinton’ në kryeqytet.

Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës Florije Ahmeti për Kallxo.com ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”- bëri të ditur Ahmeti.