Ilustrim

Arrestohet çiklisti në Istog pasi sulmoi policët

Policia në rajonin e Istogut kanë pranuar informatë se një çiklist po lëvizte i kapur për një rimorkio dhe po rrezikonte zhvillimin e trafikut.

Në raportin zyrtar të policisë thuhet se policia në vendin e ngjarjes ka takuar çiklistin dhe në shenjën për ndalim i dyshuari nuk është ndalur, por ka filluar të ikë.

Sipas njoftimit, policia ka arritur ta ndalë të dyshuarin por i njëjti ka filluar të sulmojë fizikisht policët.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.