Foto: Ilustrim

Arrestohet Burri që Rrahu Gruan

Një person është arrestuar dje rreth orës 13:20 në Viti pasi që e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, për shkak të lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e përditshëm të Policisë thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe QPS-ja, dhe mbrojtësi i viktimave.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.