Ilustrim

Arrestohet 49 vjeçari, armë e municione iu gjetën në banesë - VIDEO

Policia shqiptare ka arrestuar një person në Tiranë, pasi tek i njëjti pas kontrollit ka gjetur arsenal i armëve në banesën e tij.

“Kontroll nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundërligjshme. Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak”, ka njoftuar policia shqipatre.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundërligjshme, kanë ushtruar kontroll në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S.l S, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

TiranëKontrolle nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme.Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :- S.l S, 49 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë- automatik- 8 krehëra fishekësh- 600 copë fishekë mod. 7.62Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 15 septembre 2018