Foto: Ilustrim

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për vjedhjen e 10 tonë baterive

Njësiti policor në Drenas ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një 26 vjeçar nën dyshimin se mund të jetë i përfshirë në një vjedhje të rëndë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari V.M, dyshohet se është përfshirë në një rast i cili ka ndodhur me datë 24 nëntor në fshatin Sankoc të Drenasit, ku në një fabrikë janë vjedhur 10 ton bateri dhe material, vlera e të cilave arrin 100 mijë euro.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar V M, 26 vjeçar.

Policia tutje ka njoftuar se pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi, firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë, të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit.

Ndaj të dyshuarit, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.

Policia ka njoftuar se hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.