Arrestohen të Dyshuarit për Lëndimin e Një 17 Vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.

Raportohet se ata janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar viktimën 17 vjeçare pas një mosmarrëveshjeje.

Arrestimi i të dyshuarve L.H.,19 vjeçar, dhe L.H., 17 vjeçar  bërë në orët e mbrëmjes të së hënës ndërsa incidenti ka ndodhur të hënën.

“Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë sulmuar viktimën E. K. 17 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku ngjarjes dyshohet t’i  ketë paraprirë një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës”, thuhet në komunikatë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor.