Foto: Ilustrim

Arrestohen dy vëllezër në Prizren pasi u rrahën mes vete

Një zënkë në një familje në Prizren ka përfunduar me dy persona të arrestuar.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 16:00, ka arrestuar dy vëllezër të cilët pas një zënke të çastit janë rrahur mes veti.

Sipas policisë, zënka kishte filluar pasi njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Dy vëllezërit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.