FOTO BIRN - Tiranë - REPORTER.al

Arrestohen 14 persona për protestën e opozitës

Policia ka arrestuar 14 persona, të cilët dyshohet se gjatë protestës së djeshme të opozitës goditën me sende të forta efektivët e policisë.

Ndërsa 8 protestues të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ish-deputeti i Fierit, Luan Baçi po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, shoqërimet në polici po vijojnë edhe në qarqet e vendit.

Opozita e bashkuar në Shqipëri dje protestoi në Tiranë.

Kjo ishte protesta e tyre e pestë në një muaj me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit, Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme./21Media