Foto: Ilustrim

Arrestime për Grabitjen me të Shtëna në Drenas

Sipas komunikatës së policisë grabitja e parave të gatshme në këtë dyqan ndodhi para dy ditësh pas të shtënave dhe kërcënimit me armë zjarri.

Policia njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar për këtë grabitje.

“Menjëherë pas raportimit të rastit njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar Z. E., 25 vjeçar dhe B. M. 23 vjeçar, të dy shtetas të Kosovës,” thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Z. E. sipas policisë dyshohet se të njëjtin dyqan e grabiti edhe në tetor të vitit 2015.