Apostolova në Vend të Zbogarit

Bashkimi Evropian ka zgjedhur sot Natalya Apostolovan nga Bullgaria në postin e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.

Apostolova do të zëvendësojë në këtë post sllovenin Samuel Zbogar nga 1 shtatori i këtij viti.

Sipas njoftimit të Këshillit, përfaqësuesi special i BE-së luan rol të rëndësishëm në promovimin e një Kosove stabile, paqësore, demokratike dhe multietnike, si dhe në forcimin stabilitetit në rajon dhe kontribuon në bashkëpunimin rajonal dhe për marrëdhënje të mira ndëfqinjësore në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, përfaqësuesi special i BE-së mbështet përspektivën evropiane të Kosovës dhe përafrimin e saj me BE-në përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

BE Dërgon Zbogarin në Kosovë