Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Apostolova e Kosnett urojnë për Fitër Bajramin

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se Bashkimi Evropian mbështet lirinë e fesë dhe aftësinë për të praktuar besimin.

Këto deklarata Apostolova i bëri me anë të një postimi në Tëittër ku ka uruar të gjithë besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit.

“Urime komunitetit mysliman të Kosovës me rastin e Bajramit të Fitër. Liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin e një është një vlerë thelbësore evropiane që BE mbështet me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve dhe besimeve. Kështu që, për Fitër Bajrami ia kalojmë dëshirat më të mira komunitetit musliman”, ka shkruar Apostolova.

Një urim për Fitër Bajramin në Tëittër e ka shkruar edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

“Unë dhe Alison u urojmë të gjithë muslimanëve në Kosovë dhe në mbarë botën Fitër Bajrami e bekuar”, ka shkruar Kosnett.