Historike: Kosova nënshkruan marrëveshje me EUROPOL

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me  EUROPOL-in gjatë ditës së sotme.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë nga Ministëri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Policisë së Kosovës dhe agjensive të zbatimit të ligjit do t’i ofrohet një mjet i nevojshëm, i domosdoshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar me vite të tëra”, ka thënë Veliu.

Gjithashtu Veliu ka thënë se në të ardhmen do të dërgohet zyrtari ndërlidhës nga Policia e Kosovës në selin qendrore të INTERPOL-it në Hagë.

Ndërsa, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova e ka konsideruar si arritje të madhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Pasë futjes në fuqi të marrëveshjes, ky nivel i ri i bashkëpunimit dot ë jetë i rëndësishëm për trajtimin e rasteve të krimit që ndihmojnë si në Bashkimin Evropianë ashtu edhe në cështije si është terrorizimi, krimi i organizuar”, ka thënë Apostolova.