Arkiv - Pamje nga gjykimi në rastin "Stenta" | Foto: KALLXO.com

Apeli refuzon kundërshtimet e të akuzuarve në rastin 'Stenta'

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të tridhjetë e nëntë të akuzuarëve në rastin “Stenta”.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2018, me anë të te cilit janë refuzuar si të pa bazuara kërkesat e tredhjetë e nëntë ë të pandehurve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Tridhjetë e nëntë persona akuzohen për vepra të ndryshme penale si keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, marrje ryshfeti.

Sipas aktakuzës se prokurorisë speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit G.B. ,M. A., F. H., A. S., A. K., B. G., F. Sh., L. P., L. K., F. S., N. M., D. M., B. K., H. Q., S. Gj., B. G., H. H., D. G., B. P., E.M., B.M., N.R., H.S., L.P., Sh.Sh., G.B., D.K., M.G., A.L., M.S., Xh.K., E.H., N.Z., R.E., I.A., P.A., A.B., A.P. dhe A.B., akuzohen për vepra të ndryshme penale si keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, marrje ryshfeti etj.

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht Rastin “Stenta”.