Apeli Anulon Qindra Vendime me Burg për Kundërvajtjet

Në ditën e parë të punës, pas raportimit të ‘Drejtësia në Kosovë’, Gjykata e Apelit ka anuluar të gjitha vendimet me burgim për kundërvajtjeje të cilat janë shqiptuar dhe janë në pritje të ekzekutimit në gjykatat e Kosovës.

Njoftimi për t’i anuluar vendimet është marrë nga gjykatësi Dalip Bega përgjegjës për divizionin e kundërvajtjes. Begaj në shkresën e cila u është dorëzuar gjykatave themelore i ka porositur gjykatësit që të mos shqiptojnë dënime me burg për kundërvajtje duke u bërë me dije se e vendimet e tilla janë në kundërshtim me kushtetutën.

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar mbi 8 mijë të dënuar për kundërvajtje të cilët ishin dërguar në vuajtje të dënimit pa bazë ligjore.

Hulumtimi ka argumentuar se vendimet e gjykatave ishin në kundërshtim me kushtetutën dhe konventën evropiane për të drejtat e njeriut e cila nuk parasheh dënime me burg për kundërvajtjet.

KALLXO.com mëson se të hënën Gjykata e Apelit u ka lëshuar një njoftim të gjitha gjykatave të vendit ku I njofton se  gjykatave themelore se nuk guxojnë të  shqiptojnë dënime me burgim për kundërvajtje e po ashtu u kërkon që të gjitha vendimet të cilat janë në proces të ekzekutimit të anulohen.

Për burgosjen e kundërligjshme të tetë mijë qytetarëve ende nuk ka reaguar prokuroria e Shtetit.

http://kallxo.com/te-denuarit-kerkojne-pergjegjesi-nga-shteti/

http://kallxo.com/shkelja-masive-e-kushtetutes-nuk-u-verejt-nga-askush/

http://kallxo.com/8-mije-qytetare-te-privuar-nga-liria-pa-te-drejte/