Veturat e parkuara në hapësirë të gjelbruar në kampusin e UP-së
Pas raportimit të KALLXO.com, dënohet inspektori tatimor
Pas raportimit të KALLXO.com, se një veturë e ATK-së, ishte parkuar në kundërshtim me rregullat e trafikut në hapësirat gjelbëruese të UP-së, është identifikuar shoferi i veturës dhe është ndëshkuar me masë disiplinore.
Me 3 mars 2019, pas publikimit të lajmit, zyra ligjore e KALLXO.com e BIRN dhe Interneës Kosova, i është drejtuar me shkresë zyrtare Zyrës së Standardeve Profesionale të ATK-së, me të cilën e ka informuar për mos respektimin e rregullave të komunikacionit nga ana e inspektorit tatimor.
Pasi kishin pranuar rastin, Standardet Profesionale ia kanë dërguar informacionin mbikëqyrësit të drejtpërdrejt të inspektorit i cili në kundërshtim me rregullat e komunikacionit e kishte parkuar veturën, me ç`rast të njëjtit i shqiptohet masën disiplinore.
“Bazuar në informacionin tuaj datë 03.04.2019, DSP ka identifikuar shfrytëzuesin e makinës Renalut Megane me targa 3Z-247-06 dhe kemi konstatuar se përdorim i veturës zyrtare ka qenë për qëllime zyrtare, por gjatë parkingut inspektori i Administratës Tatimore nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit. Mos respektimi i rregullave të komunikacionit sipas paragrafit 2 te nenit 16 të kodit të etikës dhe mirësjelljes për zyrtaret e Administratës Tatimore të Kosovës përcaktohet s’i obligim i mbikëqyrësit të drejtpërdrejt për të trajtuar rastin. Me datë 04.04.2019 këtë rast e kemi ngritur te mbikëqyrësi i drejtpërdrejt, i cili ashtu siç e definon rregullorja nr. 04/2011 mbi procedurat disiplinore për nëpunës civil ka shqiptuar masën disiplinore për inspektorin tatimor i cili nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Standardeve Profesionale të ATK-së.
KALLXO.com, kishte raportuar për parkimin e pa lejuar të veturave në hapësirat gjelbëruese të UP-së.
https://kallxo.com/makinat-qeveritare-shkelin-parkun/