Nehat Idrizi: Qytetarët do ta Humbin Besimin në Gjykata

Emisioni i sontëm radhës i  “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pjesën e dytë të hulumtimit që zbuloi skandalin më të madh të drejtësisë në 16 vitet e fundit.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, tregoi se si institucionet e drejtësisë nuk e kishin vërejtur Nenin 29 të Kushtetutës së vendit, i cili parasheh që dënimi me burg të shqiptohet vetëm për veprat penale.

Kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, e ka pranuar se situata që është krijuar pas zbulimit të këtij skandali nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” do të ndikojë në rënien e besimit të qytetarëve në radhë të parë në gjykata dhe në tërë sistemin e drejtësisë.

Idrizi tha se situata e krijuar do të krijojë probleme buxhetore për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pasi që rreth 8 mijë qytetarët janë quar në burg duke ua shkelur të drejta kushtetuese.

Ai ka thënë se problemi i krijuar është përgjegjësi e gjithë gjyqtarëve, por sipas tij përgjegjësia direkte bie mbi legjislativin dhe ministrinë e Drejtësisë organe të cilat është dashur të harmonizojnë ligjet me Kushtetutën e vendit. i pari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka deklaruar se pas situatës së krijuar duhet vepruar me urgjencë, në mënyrë që një situatë e tillë të mos shkaktoj probleme edhe më të mëdha se sa që ka patur deri më tani sistemi i drejtësisë.

Emisionin e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: