Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

Ambasadori britanik uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, përveç në gjuhën shqipe, ai ka uruar festën edhe në gjuhën serbe dhe angleze.

“Të gjithë besimtarëve Mysliman, gëzuar Kurban Bajramin. Shëndet, paqe dhe begati për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar ai.

Festa e Kurban Bajramit është nesër me datën 21 gusht, dhe falja e namazit bëhet në ora 5:10.

Kur Falet Namazi i Bajramit?

Kallxo.com